Një letër kushtuar dajës…
Dajë,
Bora të
Shkove duke bërë atë që të kënaqte më së shumti.
Tri imazhe janë të gdhendura në mendjen time… titulli i lajmit “Djali i Nexhat Dacit vdes nga orteku i borës”, trupi yt kur të sollëm në shtëpi, dhe çuditërisht, fytyra jote që gjithmonë qeshte. Kjo e fundit po më zbut dhimbjen, dhe po më jep arsyje të qëndroj e fortë për hirë të familjes time. Të gjithë ashtu po të kujtojnë, Ariani që gjithmonë qeshte. Ende nuk po e besoj, sepse është shumë herët. Mosbesimin tim po e shoqërojnë edhe pyetjet e shumta, përgjigjet e të cilave kurrë nuk do të zbulohen. Edhe ato janë të heshtura përgjithmonë nga bora, të mbuluara aq shumë sa që askush nuk do të mund të i gjejë.
Ti nuk e meritove këtë. Kurrë askujt nuk i bëre keq, por vetëm ndihmove dhe gëzove. Pse duhet që njerëzit më të mirë të shkojnë shumë herët? Të gjithë kemi ende nevojë për ty. Të gjithë jemi bashkë, vetëm ti po mungon. Nuk është e drejtë.
Ndoshta trupin tënd e varrosëm, por aureolën që i solle çdo personi që njohe nuk do ta varrosim kurrë. Të gjithë ne kemi pak Arian brenda nesh, falë harmonisë dhe personalitetit tënd. Nuk do të të harrojmë kurrë.
Faleminderit shokëve të tu, që nuk u ndalën derisa të gjetën.
Faleminderit të gjithë personave që na shprehën ngushëllimet dhe na qëndruan afër gjatë kësaj periudhe të vështirë.
Faleminderit edhe ty, që gjatë kohës sa ishe me neve, vetëm gëzim na solle.
Gjithëmonë do të mbetesh një baba, bir, vëlla, bashkëshort, dajë e shok.
Edhe pse nuk arrita të ta them vet sy më sy,
Lamtumirë.
Të dua përgjithmonë,
Vesa
Vesa, there is nothing in this world more painful then losing someone you loved so much. Everyone will offer their condolences and move on with their lives, but you and your family will still have to much grief to bear. It came as such a shock to the whole family for us to lose such a young and kind soul. All we can do now is hope that Ariani is in a better and happier place, and that one day we may all be reunited. To say mos u merzit is something I never understood because of course you are going to miss them. However, I hope with time your pain and everyone’s pain will be a little easier to bear. May he rest in peace and may we always remember him. <3
Cfare fjale te embla per dajen …. me ke bere te qaj . Edhe une e kam kuptuar se Zoti po i merr njerzit e mire shume shpejt afer vetes !!!! Tash ai eshte nje Engjull i cili do ju mbroje pergjithmone . Ngushllime te gjitheve .
Me respekt
Aurela Ibrani
E shkruar me shum dashni me bere te qaj inshaAllah daja pushon i qete ne xhenet e juve Allahu jav shtoft sabrin gjithmone ka me ekzistu ajo qe njerezit e mir shkojn shume heret.